Gol spektakolar nga mesi i fushës

30/01/2017 00:00

Një gol spektakolar është shënuar në ligat inferiore të futbollit italian.

Sulmuesi Calcagni riktheu avantazhin për skuadrën e tij Vastogirardi menjëherë pasi kundërshtarët e Isernia-s kishin barazuar në 1-1 rezultatin.

Menjëherë sapo niset topi nga mesi i fushës, sulmuesi i skuadrës vendase guxon të godasë në drejtim të portës dhe finalizimi ishte perfeket.

Dalja e portierit e ndihmoi Calcagni-n dhe topi përfundoi në rrjetë. Më të vërtetë një gol spektakolar.

Top Channel