Regjistri i ri i banesave. Mbledhje informacioni derë më derë

30/01/2017 12:05

Pas periudhës 6-mujore përgatitore, 1200 intervistues do të zbresin në terren, ku do të trokasin në banesat e qytetarëve për ngritjen e regjistrit të ri kombëtar të adresave. Për kryeministrin Edi Rama, ky është një ndër projektet më të rëndësishme i ndërmarrë nga qeveria.

“Jemi i vetmi vend që gjejmë shtëpinë me të pytur, jo me një adresë të sakë. Ky projekt ka qenë i imponuar që ditën e parë për të përmbushur detyrën për të bërë shtet”, deklaroi Rama.

Për një peiudhë 6-mujore korrigjimi i adresave do të bëhet falas, ndërsa në rast të mospërmbushjes së këtij detyrimi, gjoba do të jetë 10 mijë lekë.

“Ne jemi votuar për punë, jo për fjalë. Por, ne nuk do të pranojmë mungesë përgjigjeje nga qytetarët, nuk do të pranojmë refuzim, nuk do të pranojmë vakuum. Ne nuk do të lejojmë që një qytetar të thotë “nuk jap përgjigje, nuk jap të dhëna”. Kjo nuk lejohet në një shtet demokratik”, tha Tahiri.

Synimi i këtij projekti është shkrirja në një regjistër të vetëm i adresave dhe regjistrit të Gjendjes Civile.

Top Channel