IOM dhe UNHCR: SHBA të pranojë refugjatët

28/01/2017 00:00

Agjencia e OKB për emigrantët dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrimin i bënë thirrje administratës Trump që të vazhdojë t’u ofrojë azil njerëzve që i largohen luftës dhe persekutimit.

Në një komunikatë të përbashkët, dy organizatat me bazë në Gjenevë, shkruajnë se nevojat e refugjatëve dhe migrantëve në botë nuk kanë qenë kurrë më të mëdha dhe programi i amerikan i zhvendosjes së tyre është një prej më të rëndësishmëve në planet.

IOM dhe UNHCR thanë se mbeten të angazhuara për të punuar me administratën amerikane për programet zhvendosjes së sigurt dhe ato të emigracionit.

“Ne besojmë se refugjatët duhet të trajtohen njësoj përsa i takon mbrojtjes dhe ndihmës, po ashtu edhe për mundësitë e vendosjes në vende të tjera, pavarësisht fesë, kombësisë apo racës” – shkruhet në komunikatë.

Vitin e shkuar SHBA pranoi rreth 25 000 refugjatë që i largoheshin konflikteve dhe dy agjesitë thanë se shpresojnë që Uashingtoni të vazhdojë në rolin e tij udhëheqës në këtë drejtim.

Top Channel