Thiago Silva zhgënjen milanistët: Dua ta mbyll karrierën te PSG

27/01/2017 00:00

Paris Saint Germain duket se do të jetë klubi i fundit i Thiago Silvës.

Mbrojtësi brazilian, në një intervistë të fundit premtoi besnikëri ndaj klubit parizien, duke theksuar se dëshira e tij është që të mbyllë karrierën pikërisht te kampionët e Francës, duke zhgënjyer tifozët e Milanit, që shpresonin për rikthimin e tij në “San Siro”.

“Jam shumë i lumtur te Paris Saint Germain. Kjo është skuadra më e mire për të cilën kam luajtur. Për më tepër unë jam kapiteni i saj dhe kjo është diçka fantastike. Shpresoj që të qëndroj këtu edhe përtej vitit 2020, pasi nuk kam ndërmend të tërhiqem nga futbolli”, tha Thiago Silva.

Top Channel