Tirana dënohet nga FIFA për borxhet e prapambetura

27/01/2017 00:00

Klubi i Tiranës ka njoftuar se FIFA e ka dënuar që të mos bëjë asnjë blerje për merkaton e janarit për shkak të borxheve të prapambetura.

Pra, bardheblutë nuk kanë mundësi që të regjistrojnë asnjë futbollist të ri për këtë periudhë transferimesh. Në këtë mënyrë, anulohet edhe akordi që ishte arritur me sulmuesin Elis Bakaj.

“Klubi do të marrë masa për likuidimin e të gjithë borxheve nga e shkuara, për të zeruar problemet dhe nisur një cikël të ri pa detyrime për sezonin e ri”, lexohet në komunikatën e KF Tirana.

Top Channel