Lewandowski: Me Bayern fitoj gjithçka

25/01/2017 00:00

Robert Lewandowski ishte një prej futbollistëve, emri i të cilit u përmend shumë në merkaton e transferimeve të verës së vitit 2016.

Polaku ishte vënë në shënjestrën e Realit të Madridit, por në fund ai vendosi të rinovojë kontratën me Bayern Munchen deri në vitin 2021. Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, Lewandowski shpjegoi arsyet se përse ai preferoi të qëndrojë tek kampionët e Bundesliga-s.

“Bayern Munchen është një prej klubeve më të mirë në botë”, tha Lewandowski. “Është në të njëjtin nivel me Realin e Madridit dhe Barcelonës. Largimi në drejtim të një prej këtyre skuadrave nuk do të përmirësonte shumë karrierën time, sepse unë mund të fitoj çdo trofe edhe këtu në Mynih”.

Robert Lewandowski u transferua te Bayern Munchen në sezonin 2014/2015 pas një periudhe shumë pozitive me Borussia Dortmund. Te bavarezët, polaku i përmirësoi ndjeshëm statistikat e tij me 89 gola në 125 ndeshje. Sezonin e kaluar në kampionatin gjerman ai shënoi 30 gola në 32 sfida.

Top Channel