Mbyllet epoka Ecclestone në F1, kthehet Ross Brawn

24/01/2017 00:00

Formula 1 po përgatitet për ndryshime rrënjësore në prag të fillimit të sezonit të ri. Kompania “Liberty Media” kompletoi blerjen e këtij kampionati për një vlerë prej 8 mld USD dhe masa e parë që mori ishte largimi i Berni Ecclestone nga roli i shefit ekzekutiv të këtij kampionati.

Ecclestone që e mbajti këtë pozicion për rreth 4 dekada, do të dorëzojë postin e tij tek Chase Carey për të pasur thjesht rolin e një këshilltari në bordin drejtues. Ishte vetë Ecclestone që e konfirmoi largimin e tij nga drejtimi i Formula 1, duke theksuar se u detyrua që ai të japë dorëheqjen. Në krahun tjetër, “Liberty Media” doli me një komunikatë për shtyp ku citonte një tjetër deklaratë të Ecclestone me 86 vjeçarin që shprehej se ishte i kënaqur që kjo kompani mori pronësinë e këtij kampionati pasi do të investojë për të ardhmen e këtij sporti.

Por jo vetëm kaq, “Liberty Media” bëri të ditur edhe kthimin e Ross Brawn në botërorin e Formula 1. Në komunikatën për shtyp të kësaj kompanie theksohet se ish Drejtuesi i Ferrarit dhe Mercedes do të jetë në rolin e Drejtorit Teknik dhe Sportiv të këtij kampionati

Ross Brawn është një emër i madh i këtij botërori. Nën drejtimin e tij dhe me Michael Schumacher, Ferrari ka shënuar sukseset më të mëdha. Në vitin 2009, Brawn krijoi skuadrën Braën GP duke fituar titullin botëror për pilotë e konstruktorë me Button. Pasi e shiti skuadrën te Mercedes, Brawn u largua në 2012 për t’u rikthyer në rolin e Drejtorit Teknik.

Top Channel