“Depërtimi”, 4 në pranga, sekuestrohet kanabis

24/01/2017 00:00

Operacioni i koduar “Depërtimi” është finalizuar me sukses nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, duke sekuestruar 30 kg kanabis, ndërsa janë vënë në pranga 4 persona.

Policia njofton se personat e arrestuar janë Fatmir Buzi, 44 vjeç, Rejdi Buzi 19 vjeç, Shkëlzen Hoxha, 30 vjeç, si dhe Berlin Metaj,  18 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Ndërsa ka filluar procedimi në gjendje të lirë për (për shkak të moshës) për 15-vjeçarin S.M.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e shtetasit Fatmir Buzi, ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 kg kanabis, si dhe disa telefona celularë.

Top Channel