Mendohet se ajo është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë. Por Irina Shayk duket se kërkon ta mbulojë më së miri këtë fakt.

Modelja 31-vjeçare është shfaqur në aeroportin e Los Angeles me një pallto oversize teksa vendos një dorë mbi bark.

Mediat ndërkombëetare rozë shkruajnë se i dashuri i saj, Bradley Cooper duket më “protektiv” ndaj Irinës që kur u fol se ajo mund të jetë shtatzënë. 42-vjeçari është bërë më kavalier për të dashurën e tij këto javët e fundit.

“Ai është parë ta shoqërojë atë në aeroport duke u puthur, teksa Irina largohen për një tjetër punë. Ata janë një çift i ëmbël”, ka thënë një burim për People.

Bradley dhe Irina janë bashkë që nga maji i 2015 dhe kanë thënë se janë më të lumtur se kurrë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel