Nga propozimi te altari, Kida martohet në një ceremoni të veçantë në Romë. Momentet kulminante të dasmës luksoze
Mendohet se ajo është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë. Por Irina Shayk duket se kërkon ta mbulojë më së miri këtë fakt.
Modelja 31-vjeçare është shfaqur në aeroportin e Los Angeles me një pallto oversize teksa vendos një dorë mbi bark.
Mediat ndërkombëetare rozë shkruajnë se i dashuri i saj, Bradley Cooper duket më “protektiv” ndaj Irinës që kur u fol se ajo mund të jetë shtatzënë. 42-vjeçari është bërë më kavalier për të dashurën e tij këto javët e fundit.
“Ai është parë ta shoqërojë atë në aeroport duke u puthur, teksa Irina largohen për një tjetër punë. Ata janë një çift i ëmbël”, ka thënë një burim për People.
Bradley dhe Irina janë bashkë që nga maji i 2015 dhe kanë thënë se janë më të lumtur se kurrë.
Top Channel