Plagoset me armë një i ri në Shkodër

16/01/2017 00:00

Një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë pasdites së të hënës në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë “Radio Shkodrës”, tek ish “5 Heronjtë”. Policia njofton se i plagosur ka mbetur shtetasi A.A. 26 vjeç.

I plagosuri është transportuar në spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel