“Sherr femrash” mes Mou dhe Klopp (Video)

16/01/2017 00:00

Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp u përballën me njëri-tjetrin të dielën dhe nuk i shmangën skenat gjatë takimit Manchester United-Liverpool, të përfunduar në barazim 1-1.

Ata patën një diskutim shumë të ashpër që nisi pas një faulli të Ander Herrerës (United) ndaj Roberto Firminos (Liverpool). Gjithsesi, diskutimi kaloi shumë shpejt në një sherr qesharak.

Portugezi dukej sikur donte të shpjegonte faullin, por gjermani ishte shumë i nxehur dhe në një moment të caktuar, i kërkoi Mourinhos që të mos e prekte fare me duar. Ndërkohë, arbitri i katërt përpiqej që të vendoste paqen mes tyre.

Mourinho e shpjegoi kështu incidentin: “Klopp u nxeh sepse mendonte që unë po kërkoja karton të kuq për një nga lojtarët e tij”.

Top Channel