Haradinaj falenderon qytetarët: Krenar për mbështetjen!

12/01/2017 00:00

Pak orë pasi fitoi lirinë me kusht, Ramush Haradinaj ka reaguar për herë të parë që pas ndalimit nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër-arresti serb.

Ai ka komunikuar përmes rrjeteve sociale shkurtimisht për të falenderuar dhe shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e mbështetën në këto ditë.

“Të nderuar qytetarë, gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar! Më këni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd!”, shkruan Haradinaj.

Këtë të enjte, gjykatat franceze e liruan me kusht ish-kryeministrin e Kosovës. Sipas vendimit të gjykatës, Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet dhe të qëndrojë në territorin francez.

Lirimi me kusht i ish-komandantit të UÇK-së vjen dy ditë pasi Ministria e Drejtësisë në Serbi u dorëzoi autoriteteve të Parisit kërkesën për ekstradimin e tij.

Top Channel