Bie në liqenin e Kasharit, humb jetën një 12-vjeçar

11/01/2017 00:00

Një 12-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë teksa kishte rënë në liqenin e Kasharit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:15 në Mëzez.

Të dhënat e para bëjnë të ditur se bashkë me të miturin ndodhej dhe një fëmijë tjetër, 15 vjeç, i cili është nxjerrë nga liqeni dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, trupi i pajetë i 12-vjeçarit është nxjerrë më pas nga polumbarët.

Fëmijët kanë qenë duke luajtur, pasi liqeni ka qenë pjesërisht i ngrirë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel