Nishani vlerëson median. Apel për zgjedhje të lira e të ndershme në qershor

10/01/2017 00:00

Në pritjen e organizuar me mediat, Presidenti Bujar Nishani u ndal gjatë në fjalën e tij te vlerësimi për të gjithë ata, që çdo ditë e kalojnë duke informuar qytetarët.

“Presidenti i Republikës nuk është një pushtet, është një institucion kushtetues, media është pushtet. Jeni një pushtet shumë i rëndësishëm krahas pushteteve të tjera. Dua të them se duke qenë një pushtet  keni kontribute. Me kontekstin e të qenurit një pushtet, ashtu siç keni edhe përgjegjësitë e mëdha në raport me shoqërinë. Ashtu siç meritoni të keni edhe vlerësimet e respektin në kontekstin e të qenurit një pushtet. Nga ana tjetër të qenurit një pushtet, mbeteni edhe ju një objektiv i sfidave të ndryshme,”, u shpreh Kreu i Shtetit, Bujar Nishani.

‎Nishani listoi ngjarjet e ndodhura përgjatë vitit 2016, të cilat – sipas tij, – ndryshuan perceptimin e botës për Shqipërinë, duke nisur që nga shenjtërimi i Nënë Terezës e deri te përfaqësimi i Kombëtares në Europian.

Duke u ndalur te viti 2017, Presidenti Nishani theksoi se ky vit është viti i zbatimit të reformave dhe vit elektoral, i cili kërkon vëmendjen e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Top Channel