Tirana, në Antalia me shumë mungesa

09/01/2017 00:00

Skuadra e Tiranës është nisur drejt Antalias për të zhvilluar fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë Superiore. Megjithatë, jo të gjithë futbollistët janë grumbulluar nga stafi teknik i bardhebluve, pasi disa prej tyre po mendojnë për largimin.

Ky është rasti i Vucajt, Nikës dhe Papës, të cilët janë në kërkim të një destinacioni të ri, duke qenë se nuk janë në planet e stafit teknik për muajt e ardhshëm. Nuk është grumbulluar as Argjend Mustafa për shkak të pamundësisë së tij fizike.

Stafi mjekësor ka ndjekur ecurinë e dëmtimit të tij dhe ka kryer kontrollet e nevojshme që vërtetojnë se lojtari nuk mund të jetë i gatshëm. Kontrata e lidhur me të përcakton fundin e marrëveshjes nëse riaftësimi nuk do të arrihej në kohë. 

Është lënë jashtë edhe Gjergji Muzaka, por problemi i këtij futbollisti është i një natyre tjetër, pasi ai është në gjyq, një situatë që do të shqyrtohet në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

Top Channel