NBA, Cleveland e Golden State fitojnë ndeshjet respektive

09/01/2017 00:00

Mbrëmja e radhës në NBA ishte e gjitha për LeBron James. “The King” ishte ai që drejtoi Cleveland Cavaliers në fitoren ndaj Phoenix Suns 120-116, duke shënuar 28 pikë në këtë ndeshje, për të vendosur emrin në librin e historisë së këtij kampionati.

Në ndeshjen ndaj Suns, James e çoi në 10 mijë kuotën e pikëve të shënuara nga loja, duke u bërë basketbollisti i 14 që e arrin diçka të tillë. Fitorja e Cleveland u plotësua nga Kyrie Irving me 27 pikë, ndërsa Kevin Love e mbylli sfidën me 25 pikë të shënuara.

Golden State Warriors e harroi shumë shpejt disfatën me Memphis Grizzlies, duke gjunjëzuar Sacramento Kings 117-106. Warriors e nisi sfidën shumë keq dhe gjatë pjesës së parë kjo skuadër e pa veten në disavantazhin e 16 pikëve ndaj Kings. Pas pushimit të sfidës, gjërat në parket ndryshuan, me Golden State që mori frenat e lojës në dorë falë Stephen Curry dhe Kevin Durant, të cilët shënuan respektivisht 30 dhe 28 pikë.

Nuk ndalet marshi i Houston Rockets, që mposhti Toronto Raptors 129-122, duke regjistruar fitoren e 8 radhazi, ndërkohë që sfida mes Portland Trail Blazers e Detroit Pistons rezultoi një maratonë, pasi u deshën 2 kohë shtesë për të përcaktuar fituesin e saj, që ishte pikërisht ekipi i Pistons (124-125).

Philadelphia 76ers më në fund arrin të gjejë fitoren në NBA. Skuadra e 76ers mposhti Brooklyn Nets 105-95, për të shënuar suksesin e 10 të saj në këtë sezon.

Top Channel