Barça mundet nga Bilbao me 9 lojtarë

06/01/2017 00:00

Altetik Bilbao i ka rezervuar nje surprizë aspak të këndshme Barcelonës, duke e mundur 2-1 në ndeshjen e fazës së 1/8 të Kupës së Mbretit.

Në “San Mames”, të zotët e shtëpisë shënuan me Aduriz dhe Uilliams, ndërsa skuadra e Luis Enrikes ka pretenduar për një penallti të padhënë në pjesën e parë, ndërkohë që ngushtoi diferencën me golin e Mesit.

Edhe pse në fundin e ndeshjes skuadra baske e Bilbaos mbeti me 9 lojtarë, asgjë nuk ndryshoi në shifrat e takimit, pavarësisht se Barcelona sulmoi shumë dhe të vetmen gjë që bën, arrin të godasë shtyllën sërish me yllin argjentinas.

Por, asgjë nuk ka përfunduar sa i përket kualifikimit për në çerekfinale, që do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”.

Top Channel