Kartoni i kuq më qesharak i historisë (Video)

05/01/2017 00:00

Kartoni i kuq që mori një lojtar i Portos, në ndeshjen e Kupës së Portugalisë që kjo skuadër luajti ndaj Moreirenses, është ndoshta më qesharaku dhe më i turpshmi në historinë e futbollit.

Arbitri Luis Godinho i nxori kartonin e dytë të verdhë Danilos, pasi ishte vetë gjyqtari, i cili duke ecur mbrapsht, e shkeli me këmbë futbollistin. Ky i fundit, në mënyrë refleksive e shtyu me duar, por kaq mjaftoi që të ndëshkohej.

Protestat e Danilos dhe të gjithë lojtarëve të Portos nuk shërbyen për asgjë.

“Kam parë shumë gjëra qesharake në futboll, por kjo ishte pa dyshim një nga gjërat më të turpshme”, shkroi Danilo në Instagram pas ndeshjes.

Top Channel