Pas 13 fitoreve radhazi Chelsea mposhtet nga Tottenham

04/01/2017 00:00

Pas 13 fitoreve radhazi, Chelsea është mposhtur në derbin e Londrës nga Tottenham me rezultatin e pastër 2-0.

Njeriu i ndeshjes ishte Dele Alli, i cili arriti të shënonte dy gola në këtë takimi, ku edhe pse ishte ekipi i drejtuar nga Conte në kontrollin e lojës, Tottenham realizoi golat duke marrë një fitore të madhe ndaj kryesuesve të Premier League.

Kjo humbje e ndal Chelsea-n të arrijë rekordin e Arsenalit me 14 fitore radhazi, por megjithatë ata vazhdojnë të mbeten në vendin e parë në renditje me një diferencë prej 5 pikësh nga Liverpool-i i vendit të dytë.

Top Channel