Policia Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes me lëvizjen në rrugët ku ka dëborë dhe akull.

Një prej tyre është edhe Rruga e Kombit. Policia publikon edhe numrat ku drejtuesit e mjeteve që mund të kenë probleme duhet të kërkojnë ndihmë.

Ardi Veliu, drejtor i Policisë Rrugore thotë: “Reshjet e dëborës në qarkun e Kukësit, Dibrës, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit dhe Korçës kanë bërë që trashësia e borës të jetë 20-40 centimetra. Në disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, Elbasan dhe Berat ka prezencë akulli në rrugë dhe këshillohen drejtuesit e automjeteve të eliminojnë shpejtësinë dhe të bëjnë kujdes në lëvizjen në këto akse. U bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë normat e sjelljes në rrugë, të eliminojnë përdorimin e celularit dhe të mos përdorin alkool. Policia Rrugore ka marrë masat për të dhënë shërbim në të gjitha akset rrugore”.

Top Channel