Vendimi i KQZ-së, Manjani:Ligji duhet zbatuar me çdo kosto

29/12/2016 00:00

Menjëherë sapo KQZ dha vendimin për tre funksionarët politikë, Elvis Roshi, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ai e quan këtë vendim një mesazh të qartë dhe të prerë, që ligji duhet zbatuar me çdo kosto.

“Mesazh i qartë dhe i prerë! Ligji duhet zbatuar me cdo kosto! Uroj të jetë kjo sjellje korrekte e Institucioneve te Shtetit edhe ne vijimësi! Kur vendosin Institucionet e shtetit të tjerët heshtin! Rrespekt për KQZ dhe për Prokurorinë!”, shkruan ministri i Drejtësisë.

Top Channel