Pearl Harbour, një lider japonez nderon për herë të parë viktimat amerikane

27/12/2016 00:00

Kryeministri japonez Shinzo Abe dhe Presidenti Barack Obama pritet të nderojnë ata që humbën jeten në sulmin e Pearl Harbor, duke u shfaqur sëbashku thuajse 75 vjet pas episodit tragjik të avioneve japonezë në bazën detare të Shteteve të Bashkuara në Havvai, i cili la të vdekur më shumë se 2300 amerikanë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë vizita e përbashkët e dy liderëve do të shfaqë fuqinë e pajtimit që e ka shndërruar përfaqësuesit e vendeve ish-rivale – në aleatë të bashkuar nga interesat dhe vlerat e përbashkëta.

Vizita e Shinzo Abe vjen 7 muaj pasi Barack Obama zhvilloi një vizitë historike në Hiroshima, duke u kthyer në të parin president amerikan qe ka vizituar zonën prej ku SHBA ka hedhur bombën bërthamore në vitin 1945. Tani vizita e Abe në Havvaii duket se është për të kthyer nderin administratës Obama , pasi sipas tij vizita e presidentit amerikan në Hiroshimë ka qënë një mesazh i fortë për botën dhe është ngulitur thellë në zemrat e popullit japonez.

Top Channel