Pedro: Conte, trajner i veçantë

26/12/2016 00:00

Pedro ka qenë nën urdhrat e disa prej trajnerëve më të mirë në Europë, por ai thotë se Antonio Conte është i vetmi që ka shtyrë të punojë shumë në stërvitje.

“Stërvitemi fort, të gjithë. Kam pasur fatin të punojë me disa trajnerë, por me Conte stërvitjet janë shumë intensive dhe të rënda. Por është shumë mirë sepse ju mund të shikoni rezultatin. E gjithë skuadra është në formë, ndryshe nga sezoni i kaluar kur nuk ishim në nivele të larta”, tha Pedro.

Ish-trajneri i Juves dhe Italisë, Antonio Conte pati një fillim të mirë të jetës në Londër duke arritur tre fitore radhazi, por në tre pasueset mori vetëm një pikë duke dhënë alarmin.

Ndryshimi i modulit në 3-4-3 bëri që skuadra të gjejë ekuilibrin duke qenë e pathyeshme në mbrojtje dhe shumë agresive në daljet përpara. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që solli Conte që për Pedron është një trajner special.

“Conte ka një personalitet të fortë dhe shumë pasionant, gjithashtu është shumë emocional. Ai është gjithmonë aty duke bërtitur dhe na bën që të japim gjithçka në fushë, kjo na ndihmon shumë. A e dëgjoj kur jam në fushë? S’ke si të mos e dëgjosh”, tha me shaka spanjolli.

Top Channel