Integrimi, Gjosha pret ministrin gjerman të Çështjeve Europiane

20/12/2016 00:00

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha priti ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane të Republikës Federale të Gjermanisë, Micheal Roth.

Në takim, ministrja Gjosha ripërsëriti qëndrimin e Shqipërisë se avancimi i vendit në axhendën europiane është shtysa më e mirë për qytetarët që mbështesin procesin e integrimit.

Nga ana e tij, ministri gjerman për Çështjet Europiane shprehu mbështetjen e vendit për tij për integrimin e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor.

“Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor i shërben sigurisë së Europës”, deklaroi ai.

Top Channel