Grabitjet, Alibeaj: Krimi po fiton përditë terren

19/12/2016 00:00

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se krimi po fiton përditë terren dhe rendi bie, referuar edhe tre grabitjeve me armë të ndodhur këtë të hënë.

“Tre grabitje me armë e me maska brenda 4 orëve, është mënyra më e keqe për të nisur një javë në Shqipëri. Ngjarje të rënda, që tregojnë se çdo ditë e më shumë krimi fiton terren, dhe rendi bie. Në mes të ditës, në Tiranë, Korçë dhe Fier, maskat ia kanë dalë të godasin, të marrin paratë e të zhduken në drejtim të paditur. Këto kanë qenë kohë të favorshme për krimin. Krimi sjell krim, dhe kur qeveris me krimin, kur jep garanci e letra rekomandimi për bandat, atëherë i jep krahë grabitësve, trafikantëve, maskave”,tha Enkelejd Alibeaj.

Top Channel