Festat e fundvitit, Grand Palais hap dyert

17/12/2016 00:00

Frymëzuar nga skicat e Parisit dhe Moskës në dimër, pista e patinazhit në Grand Palais në Paris, ka hapur dyert për të apasionuarit me një spektakël të mahnitshëm të enjten.

Më shumë se 100 persona kanë punuar për hapjen e pistës gjigande prej 2700 metrash katror, instalimin e dritave dhe sistemit zanor përreth pallatit.

Rreth 3 mijë palë patina janë në dispozicion të vizitorëve, përfshirë këtu edhe fëmijët, të cilët kanë hapsirën e tyre të rezervuar.

Shumë qytete të tjera si New York dhe Londra, hapin pistat e tyre të patinazhit gjatë dimrit, por ajo pariziene, në Grand Palais, është unike.

Top Channel