Kina sekuestron “drone”-in nënujor amerikan në ujërat ndërkombëtarë

16/12/2016 00:00

Pentagoni i kërkon Pekinit t’i kthejë një “drone” nënujor të marrë në mënyrë të pandershme, siç thonë zyrtarë amerikanë, nga një anije luftarake kineze në ujërat ndërkombëtare pranë detit të Kinës së Jugut.

Incidenti ndodhi pikërisht në kohën kur një anije që studion oqeanet po përgatitej ta nxirrte pajisjen në sipërfaqe. “Drone”-i nënujor po përdorej për të testuar nivelin e kripës dhe temperaturën e ujit.

Të dhënat e përftuara prej tij do të përdoreshin në kuadër të një programi josekret për të krijuar një hartë të kanaleve nënujore.

“Pajisja robotike kishte një shënim të qartë mbi të në anglisht, ku thuhej të mos hiqej uji e ku specifikohej se ajo ishte pronë e Shteteve të Bashkuara, por kinezët e morën”, deklaroi në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

Sekretari për Median në Ministrinë amerikane të Mbrojtjes, Peter Cook i drejtoi Kinës një thirrje që ta kthejë “drone”-in menjëherë, duke u pajtuar kështu me detyrimet e saj ndaj ligjit ndërkombëtar. Mjetet oqeoanografike amerikane, shpeshherë ndiqen në ujë me hamendësimin se ato po përdoren për aktivitete spiunazhi.

Top Channel