Patos, banorët e Zharrëz në protestë

15/12/2016 00:00

Dhjetra banorë në Zharrëz të Patosit protestuan këtë të enjte në qendër të fshatit kundër lëkundjeve të tokës që kanë ndodhur ditët e  fundit, për të cilat ata fajësojnë një kompani naftënxjerrëse.

Banorët ankohen se tërmetet ndodhin për shkak të shpërthimeve të fuqishme që kryhen nga firma gjatë kërkimeve për naftë.

Ata kërcënuan me grevë urie në rast se qeveria nuk merr masa për ndalimin e këtij aktiviteti.

Top Channel