Arrestohet mashtruesi, vodhi të dhënat e bankave të mëdha

15/12/2016 00:00

Ai sapo zbriti në aeroportin e John Kennedy në New York kur agjentë të FBI-së dhe shërbimit sekret amerikan i vunë prangat.

Joshua Samuel Aron është cilësuar si personi që ka kryer sulmin më të madh kibernetik ndaj firmave financiare në gjithë historinë e Amerikës.

Së bashku me 2 bashkëpunëtorë të tjerë, ai ka hakuar në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të mbi 100 milionë njerëzve nga viti 2012-2015.

Pre e sulmeve kibernetike që mbajnë e firmën e këtij grupi, janë edhe 12 institucione të mëdha duke përfshirë edhe bankat e JPMorgan. Aron është i fundit i treshes së famshme që përfundoi në pranga pasi dy të dyshuarit e tjerë, izraelitët Gery Shalon dhe Ziv Orenstein u arrestuan në Izrael në korrik të vitit 2015 dhe u ekstraduan drejt SHBA në qershor te 2016.

Avokati i Aron thotë se klienti i tij jetonte në Moskë, por kishte udhëtuar vullnetarisht në SHBA që të përballej me akuzat. Ata mendohet se kanë manipuluar çmimet e aksioneve të kompanive dhe ua kanë shitur ato individëve kontaktet e të cilëve po ashtu i kishin vjedhur vetë.

Po ashtu, ata mendohet se kanë drejtuar një biznes të paligjshëm për përpunimin e pagave dhe prej tij kanë fituar 18 milionë dollarë. Sa i përket bankës JPMorgan, ajo mendohet se është sulmuar me rëndë ku më shumë se 83 milionë klientëve të saj u ishin vjedhur të dhënat financiare.

Top Channel