Në kullën e “kampionëve”

14/12/2016 00:00

Kukësi, është një nga qytetet më të varfra të vendit, edhe pse është ai qytet që ndriçon Shqipërinë në saj të hidrocentralit të Fierzës.

Qyteti që mikpriti i pari eksodin e kosovarëve në kohën e luftës, ndërsa në sport është qyteti më i suksesshëm, deri dje vetëm për mundjen. Por verilindorët hyn në historinë e futbollit shqiptar nga dritarja europiane, duke thyer çdo pritshmëri me kalimin në raundin e katërt të kupave të Europës. Ndërsa sot, Kukësi është i pari në kampionatin kombëtar, me synimin për t’u bërë pjesë edhe e historisë së Superiores. Ndaj, sot nuk duket edhe aq habi që ai kryeson listën.

“Ndaj Korabit është ndeshje pa bileta. Është ndeshje e rëndësishme për ne, pasi i mbyturi të mbyt”, shprehet një tifoz.

Në këto ditë të ftohta dimri nuk arrijnë as shifrën e 1000 tifozëve në stadiumin e Kukësit “Zeqir Ymeri”, pavarësisht se hyrja është falas, siç ndodh rëndom në futbollin tonë, ku presidentët veç skuadrës, ekipeve zinxhirë, duhet të paguajnë edhe për tifozët për ndeshjet brenda, akoma më shumë për ato jashtë.

Një ndeshje që dukej e lehtë në letër, por barazimi 1-1 tregoj se ky është një kampionat shumë i ngjeshur dhe me shumë pak diferenca mes skuadrave dhe ku shprehja ‘kurrë mos thuaj kurrë’ merr konotacionin e saj ideal.

Top Channel