Triumfojnë Cleveland dhe Golden State

14/12/2016 00:00

Cleveland Cavaliers kalon me lehtësi Memphis Griezzlies në ndeshjen e radhës në NBA. në “Quicken Loans Arena”, kampionët në fuqi triumfuan me rezultatin 103-86 skuadrën e Memphis që nuk kishte në përbërje yjet e tij Mike Conley dhe Marc Gasol.

Për Cleveland, Kyrie Irving u la pushim, por ai që shkëlqeu në parket ishte Kevin Love me 29 pikë e 13 topa në tabelë. Plotësuan suksesin e Cleveland LeBron James dhe JR Smith me nga 23 pikë secili.

Më e vështirë ishte fitorja e Golden State ndaj New Orleans në fushën e këtij të fundit. Skuadra e Warriors e mbylli sfidën me rezultatin 113-109, në një ndeshje ku iu kërkua të përmbyste rezultatin.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes ku Durant e Draymond Green në momente të caktuara rezultuan vendimtarë në suksesin përfundimtar të Golden State. Stephen Curry shënoi 30 pikë në këtë ndeshje, ndërkohë që Durant e mbylli sfidën me 27 pikë.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Portland mundi me lehtësi Oklahomën 114-95, Minnesota mposhti Chicagon 99-94, Orlando fitoi në parketin e Atlantës 131-120, ndërsa New York humbi në kohë shtesë ndaj Phoenix 111-113.

Top Channel