Liverpool bën hap fals, barazon me West Ham

11/12/2016 00:00

Liverpool bën një hap fals në luftën për titull pas barazimit 2-2 ndaj West Ham në “Anfield” të dielën pasdite. Të kuqtë kaluan shumë shpejtë në epërsi kur Adam Lallana shënoi në minutën e 5.

Por, një ekzekutim i jashtëzakonshëm i goditjes së dënimit nga 25 metra nga Dimitri Payet solli barazimin. West Ham përmbysi gjithçka para pushimit të pjesës së parë kur Michail Antonio realizoi për 2-1.

Divock Origi barazoi për vendasit menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, kur shfrytëzoi një krosim nga Mane. Pavarësisht dominimit të Liverpool, skuadra e Klopp nuk arriti të marrë tre pikë të reja.

Ky rezultat i mban të kuqtë në vendin e tretë në klasifikim e 6 pikë më pak se lideri Chelsea dhe 3 më pak se Arsenali i vendit të dytë.

Top Channel