Milani në Romë pa Bonaventurën dhe Bakën

11/12/2016 00:00

Milani do të luajë nesër në Romë pa dy nga lojtarët kryesorë: Xhakomo Bonaventurën dhe Karlos Bakën.

Është vetë trajneri Vinçenco Montela ai që njoftoi për mungesën e mesfushorit italian dhe sulmuesit kolumbian në sfidën që do të luhet në kryeqytetin italian, mbrëmjen e së hënës.

“Kemi vendosur që të mos rrezikojmë Bonaventurën dhe Bakën. Shpresojmë që t’i rekuperojmë për ndeshjen e ardhshme”, deklaroi trajneri i kuqezinjve, të cilët renditen në vendin e dytë të Serisë A, me pikë të barabarta me Romën.

Për Montelën, Milani duhet të luajë pa mendime në kokë këtë sfidë: “Nuk duhet të stresohemi. E meritojmë vendin në klasifikim dhe duhet ta shijojmë momentin që po kalojmë. E rëndësishme është që të mos fiksohemi pas renditjes, pasi kështu do të kemi më shumë mundësi që të fitojmë. Do të jetë e vështirë për ne pasi Roma në shtëpi i ka fituar të gjitha ndeshjet”.

Top Channel