Fitorja e 18 për G.State, Thompson, 60 pikë në 29 minuta

06/12/2016 00:00

Golden State Warriors nuk ndalet në kampionatin e NBA. Skuadra kaliforniane mposhti Indiana-n 142-106 duke regjistruar fitoren e 18 të saj.

Këtë radhë fenomenin në parket e bëri Klay Thompson që shënoi 60 pikë, shifra më e lartë e shënuar në karrierën e tij dhe ajo që të bën përshtypje më shumë është se Thomspon e regjistroi këtë shifër marramendëse pikësh në vetëm 29 minuta lojë. Indiana-s nuk i mbeti gjë tjetër veçse të dorëzohet dhe të shohë spektaklin e Warriors.

Russell Westbrook i përgjigjet në distancë Klay Thompson. Basketbollisti i Oklahoma City u bë protagonisti i padiskutueshëm në fitoren që Thunder arriti kundër Atlanta-s 102-99 duke e mbyllur sfidën me 32 pikë, 13 topa në tabelë dhe 12 asist.

Fitore shënoi edhe San Antonio Spurs në parketin e Milwaukee me rezultatin 97-96, Clevelend mundi Toronton me rezultatin 116-112, ndërsa Denver shënoi fitoren e 8 sezonale teksa mposhti Philadelphian 106-98.

Top Channel