Gjyqtari i “Clasicos” ka histori me… Realin

02/12/2016 00:00

Carlos Clos Gomez do të jetë “bilbili” i sfidës ndërmjet Barcelonës dhe Realit. Për të rrëzuar çdo teori konspirative, ai nuk ka asnjë lidhje me ndonjë drejtues të skuadrës madrilene, por ka qenë i përfshirë në disa nga ndeshjet më interesante të Los Blancos.

Për të qenë më të saktë, kur në ndeshjet e Realit ndan drejtësinë Gomez, “galaktikët” kanë shumë fat.

Clos Gomez u godit me një shishe uji nga mesfushori i Grandës, Dani Benitez, në përfundim të ndeshjes m Realin. Granada e humbi sfidën 1-2 falë autogolit të David Cortes në përfundim të ndeshjes. G

Gomez ndëshkoi me të kuq Benitez që u përjashtua për tre muaj. Pas përfundimit të ndeshjes, u ndëshkuan me të kuq edhe dy lojtarët e tjerë të Grandës, Moises Hurtado dhe Guilherme Siqueira.

Gomez ishte gjyqtar kryesor edhe në barazimin 2-2 të Realit me Valenican në sezonin 2014-15. Miqtë kishin shënuar dy herë, ndërsa Gomez i dha mundësinë Realit të kthehej në ndeshje përmes një penalltie që Ronaldo nuk e shndërroi në gol. Megjithatë, në pjesën e dytë, Pepe dhe Isco shënuan për të marrë një pikë nga kjo sfidë.

Përpara sfidës me Valencian, në sezonin 2013-14, Reali barazoi 2-2 në transfertën ndaj Osasunës. Në “El Sadar” Reali e pa veten në disavantazh prej dy golash në pjesën e parë, por në të dytën sërish ishte Pepe dhe Isco që shënojnë për rezultatin përfundimtar 2-2.

Top Channel