Chapecoense, portieri Follman humbet njërën këmbë

30/11/2016 00:00

Një nga 6 të mbijetuarit e aksidentit të avionit ku po udhëtonte ekipi brazilian i futbollit Chapecoense, portieri Jackson Follman, ka humbur njërën nga këmbët.

Sipas SporTV, amputimi i gjymtyrës u pa i domosdoshëm nga doktorët.

Familjarët, në deklarata për këtë televizion brazilian, janë shprehur të lumtur që Follman vazhdon të jetojë.

“Në një aksident ajror, mundësia për të mbijetuar është pothuajse zero. Është mrekulli e Zotit që djali im është gjallë akoma”, u shpreh babai i futbollistit.

Top Channel