Barcelona mbetet pas, vetëm barazim ndaj Sociedad

27/11/2016 00:00

Edhe pse me Lionel Messin në fushën e lojës, Barcelona nuk ka mundur të marrë 3 pikë nga transferta e Sociedadit, duke u ndalur në një barazim 1-1.

Katalanasit kanë humbur jo pak nga klasifikimi i përgjithshëm, pasi Reali në prag të “El Clasico”-s i është shkëputur 6 pikë në krye.

Jose zhbllokon ndeshjen për Sociedadin në fillimin e pjesë së dytë duke vështirësuar më tepër situatën për skuadrën e Enrique-s, por gjithsesi, Lionel Messi mendon sërish për të shpëtuar skuadrën e tij nga humbja, duke shënuar 5 minuta pas golit të vendasve.

Tashmë Barcelona është me pikë të barabarta, me nga 27 me Sevilla, por Reali e sheh veten 6 pikë përpara.

Top Channel