Bundesliga, Eintracht mposht Dortmundin; 4 sfida në barazim

26/11/2016 00:00

Borusia Dortmurnd frenohet në Bundesligë. Skuadra e Thomas Tuchel u mposht nga Eintrachti i Frankfurtit në fushën e këtij të fundit në një ndeshje ku skuadra vendase i shfrytëzoi mjaft mirë rastet që kishte në dispozicion.

Huszti dhe Seferovic ishin autorët e golave për Eintrachtin, ndërkohë që për Borusian golin e barazimit të përkohshëm e shënoi Aubameyang.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës të bie në sy mbizotërimi i rezultateve të barabarta. Kështu Kolni e mbylli sfidën me Augsburgun 0-0, Monchengladbach-Hoffenheim përfundoi 1-1, Hamburgu dhe Werder Bremen dolën nga fusha e lojës me rezultatin 2-2, ndërsa Ingolstadt-Wolfsburg u mbyll 1-1.

Top Channel