Manjani shkarkon dy zyrtarë të ZRPP në Ballsh

25/11/2016 00:00

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar shkarkimin e dy zyrtarëve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Ballsh.

Burime zyrtare nga kjo ministri bëjnë të ditur se bëhet fjalë për punonjësit Besmir Selami dhe Erlin Xhafaj.

Sipas burimeve, urdhëri i ministrit ka ardhur pas një informacioni të dhënë nga Tatimet për procedurë të parregullt regjistrimi.

Shkelja dyshohet të ketë lidhje me një transaksion ilegal, ndaj dhe ministri Manjani ka urdhëruar vijimin e hetimeve për këtë rast.

Top Channel