Kuvend, Balla-Berishës: Ti ke gjak të përzjerë, je një tradhtar

24/11/2016 00:00

Debatet mes deputetit të PS, Taulant Balla dhe Sali Berishës në lidhje me privatizimin e OSSH-së janë spostuar në seancë plenare pas dështimit të dëshmisë së ish-kryeministrit në komisionin hetimor parlamentar.

Balla, njëkohësisht kryetar i komisionit hetimor, ka akuzuar Berishën se ka përfituar ilegalisht në kurriz të shqiptarëve.

“Ke bërë pazare në kurriz të shqiptarëve. Ke marrë 3.6 milionë euro ryshfet për privatizimin e OSSH-së. Ti ndoshta ke gjak të përzjerë, je një tradhtar”, i ka thënë Balla Berishës.

Top Channel