NBA, Lakers mposhtin Oklahomën në sekondat e fundit

23/11/2016 00:00

Oklahoma City Thunder duket se është në vështirësi në këtë sezon. Skuadra e Thunder u mposht në “Staples Center” nga Los Angeles Lakers 111-109 dhe tashmë e ka bilancin 8 fitore e 7 humbje, po aq sa edhe skuadra kaliforniane.

Russell Westbrook shënoi 34 pikë, por kjo nuk i mjaftoi Oklahomës që të evitojë këtë disfatë, pasi në sekondat e fundit, Nick Young shënoi një trepikësh për t’i dhënë Lakers-ave fitoren.

Denver Nuggets duket se ka marrë veten në kampionatin e NBA. Në “Pepsi Center“, skuadra e Nuggets shënoi fitoren e tretë në katër sfidat e fundit, pasi mposhti Chicago Bulls 110-107 në një sfidë që u vendos vetëm në çastet e fundit, ku ai që vendosi gjithçka ishte Gallinari, të cilit i mjaftoi saktësia në një nga gjuajtjet e tij të lira për të vulosur fitoren e Denver Nuggets.

New York Knicks triumfon në “Madison Square Garden“ ndaj Portland TrailBlazers 107-103, ku ai që spikati ishte Porzingis me 31 pikë. Fitore shënoi edhe New Orleans që mposhti Atlanta Hawks me rezultatin 112-94.

Top Channel