Kupa “Pavarësia” në Tiranë, skuadrat që marrin pjesë

22/11/2016 00:00

Kupa “Pavarësia” do të zhvillohet në Tiranë të hënën e ardhshme, një aktivitet i përvitshëm ky mbarëkombëtar që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në edicionin e tetë të saj, do të marrin pjesë “Otranto” e Ulqinit, “Shkëndija” e Tetovës, “Prishtina” dhe “Kukësi”. Ekipet do të grumbullohen më datë 27 nëntor në Durrës, ku në mbrëmje do të hidhet edhe shorti i aktivitetit. Gjysëmfinalet do të fillojnë, më datë 28 nëntor në orën 11.00, ndërsa ndeshja finale do të luhet rreth orës 12.30.

Për fituesit do të dorëzohet kupa e aktivitetit. Për të dy finalistët, do të shpërndahen medalje, ndërkohë që do të ketë edhe trofe për skuadrën “Fair Play”, për lojtarin më të mirë të Kupës “Pavarësia”.

Top Channel