Dy të plagosur rëndë në dy aksidente në Korçë

21/11/2016 00:00

Dy persona janë plagosur rëndë si pasojë e dy aksidenteve të regjistruara mbrëmjen e së hënës në juglindje të vendit.

Një 77-vjeçar është përplasur nga një automjet në aksin nacional Korçë-Pogradec dhe për pasojë është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, teksa Tahir Demollari ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet tip “Volkswagen”, me targa AA303 KK, i cili drejtohej nga një 44-vjeçare.

Pak minuta më vonë, një tjetër aksident është shënuar më aksin Korçë-Bilisht ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është plagosur rëndë një person.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç, ndërsa pas mbërritjes në vendin e ngjarjes të policisë dhe ambulancës i plagosuri u transportua t drejt spitalit të Korçës në gjendje të rëndë për jetën.

Top Channel