Skënderbeu del në krye, Partizani barazon në Shkodër

20/11/2016 00:00

Skënderbeu u shkëput i vetëm në krye të kategorisë Superiore, pas fitores së vuajtur 1-0 ndaj Korabit që distancon Korçarët në pritje të ndeshjes së Kukësit të hënën.

Kampionët në fuqi djersitën më shumë se parashikimi ndaj debutuesve dibranë dhe në një stadium pa tifozë për shkak të dënimit të disiplinës, shënuan vetëm një gol në pjesën e parë.

Xhejms Adeniji përfitoi nga një ngatërresë në mbrojtjen e Korabit për të shënuar në pozicion të prirët avantazhin që nuk ndryshoi më.

Vllaznia dhe Partizani barazuan 1-1 në stadiumin “Loro Borici”, me shkodranët që ishin fitues për 80 minuta.

Cinari i dha epërsinë kuqebluve por një parabol e Bathës në finalen e sfidës, konkretizoi në gol presionin e kryeqytetasve.

1-0 fitoi Tirana ndaj Lacit të përgjysmuar nga mungesat, por kaq mjafton që bardheblutë ti bashkohen rivalëve në vendin e dytë.

Kryeqytetasit ushtruan presion në zonbën e kurbinasve por vetëm nëj kombnim afrikan në sulm, solli golin e vetëm nga Merveil. Dueli i mbijetesës mes Luftëtarit dhe Flamurtarit u mbyll 1-1 në një barazim emocionues me lojë të bukur.

Top Channel