Kameni ndal Barcelonën

19/11/2016 00:00

Barcelona nuk arriti të fitojë në shtëpi ndaj Malagës. Katalanasit lëshuan një mundësi të mirë për të marrë kreun dhe për të pritur të qetë derbin e Madridit që luhet të shtunën në mbrëmje.

Shifrat u fiksuan në 0-0 ndërsa gjyqtari bëri vërshëllimin e trefishtë. Lionel Messi nuk luajti për shkak se ishte sëmurë, ndërsa Luis Suarez vuajti pezullimin e kartonëve.

Njeriu i ndeshjes padyshim ishte portieri i Malagës, Idriss Carlos Kameni që u bë “mur” dhe nuk lejoi asnjë top të përfundonte mbrapa shpinës së tij. Barça madje ishte me një lojtar më pak për më shumë se gjysmë ore lojë pasi Diego Llorente u përjashtua me të kuq.

Në të 97-n edhe Carlos kishte fatin e njëjtë duke e lënë Malagën me 9 lojtarë në fushë, por as në minutat e mbetur Neymar me shokë nuk arritën të shënonin të paktën një gol.

Reali tani do të jetë më i qetë, pasi çfarëdo që të ndodhë në sfidën ndaj Atelticos, nuk rrezikon të humbasë vendin e parë.

Top Channel