Xabi Alonso, mendon të vijojë karrierën e trajnerit

19/11/2016 00:00

Xabi Alonso po mendon seriozisht të nisë karrierën e trajnerit, pasi të jetë tërhequr nga futbolli i luajtur. Mesfushori i bayernit të Mynihut e ka konfrimuar këtë në një intervistë për FAZ, ku tha se e kishte diskutuar këtë mundësi edhe me Guardiolën, Ancelottin, Benitez dhe Mourinhon.

‘Kam patur fatin të diskutoj për rolin e trajnerit me këto personalitete dhe të diskutoj me ta për mënyren e punës dhe idetë e lojës – tha Alonso – E kuptoj se jeta e një trajneri është shumë më e vërshtirë se ajo e një futbollisti. Kush e di nëse unë do të di të administroj të gjithë këtë presion’, u shpreh Alonso.

Xabi Alonso, edhe pse 34 vjeç duket se është një formë të shkëlqyer dhe ashtu si me Guardiolën dhe me italianin Ancelotti, ai shihet si një prej pikave më të forta në formacionin bavarez.

Top Channel