Mbetjet spitalore, Agasi: Certifikim mjedisor për institucionet publike

17/11/2016 00:00

Kreu i ISHMP Ergys Agasi i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të alokojë fond në buxhetin e 2017 për pajisjen me certifikim mjedisor të institucioneve publike.

ISHMP ka nisur fazën e dytë, atë të verifikimit për mbetjet spitalore. Nga 749 subjekte në rang vendi që gjenerojnë mbetje spitalore, mbi gjysma e tyre, rreth 450 kanë nevojë për pajisje me mbetje.

Sipas Agasit në fazën e dytë të aksionit po inspektohen subjektet që merren me trajtimin e mbetjeve.

“9 subjektet e licensuar për trajtim mbetjesh spitalore, në rang vendi që janë të licensuar pretendojnë që trajtojnë në masën 100% mbetjet, nisëm fazën 2 të aksionit për verifikim. Gjej rastin të apeloj Ministrisë së Shëndetësisë të alokojë në buxhetin e 2017-ës, fonde për pajisjen me certifikim mjedisor të institucioneve publike”, është shprehur z. Agasi.

Top Channel