Trafiku i drogës, kapen 54 kg kanabis në Qafë-Thanë

16/11/2016 00:00

Shërbimet e policisë kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me specialistët e seksionit për narkotikët në Ddrejtorinë e Policisë së Korçës, kanë mundësuar sekuestrimin e 54 kg kanabis dhe arrestimin e transportuesit.

Sipas një njoftimi për shtyp, lënda narkotike ishte e ndarë në 70 pako dhe po transportohej në një automjet me targë “AER 353”, e drejtuar nga shtetasi Gentian Qarri.

Droga është konstatuar pas një kontrolli të imtësishëm të uniformave blu, të cilat kaluan në skaner automjetin, prej nga rezultoi se pakot ishin fshehur në pjesën e poshtme të dyshemesë së rimorkios.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, 41-vjeçari Qarri, është vënë në pranga nga agjentët, të cilët ia kanë komunikuar tashmë çështjen Prokurorisë së Korçës, që ka ngritur akuzën e “trafikut të drogës të mbetur në tentativë”.

Top Channel