Partizani eliminohet nga Kupa e Shqipërisë, Tirana-Kukësi në çerekfinale

16/11/2016 00:00

Raundi i dytë i kupës së Shqipërisë në futboll është mbyll me një suprizë të madhe. Beslidhja nga Kategoria e Parë ka eliminuar Partizanin, duke siguruar një arritje historike.

Partizani ishte mposhtur në ndeshjen e parë 1-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në “Elbasan Arena” të “kuqtë” morën vetëm një barazim 1-1, i pa mjaftueshëm për të kaluar në çerekfinale.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera nuk pati surpriza, pasi kaloi për në çerekfinale Kukësi, Flamurtari, Laçi, Skënderbeu, Teuta dhe Vllaznia, të gjitha skuadra nga Kategoria Superiore.

Ndeshjet çerekfinale

Skënderbeu-Laçi
Kukësi-Tirana

Beslidhja-Flamurtari
Teuta-Vllaznia

Top Channel